>
BIOSHQIP

Lori: Gjithmonë I Bëj Mamit Dhurata

07-03-2012
Këngëtarja e hitit "S'rezistoj", Loreta Kaçka, edhe këtë 8 mars do të jetë e zënë për të kënduar.
Lori ka vite që nuk e feston ditën e grave pranë nënës së saj, por ajo ka pohuar se gjithmonë i bën asaj nga një dhuratë.

Këngëtarja nga Shqipëria ka rrëfyer për "Kosova Sot" se më parë i ka bërë një befasi nënës së saj për 8 Mars duke e vizituar atë pa e lajmëruar, dhe duke i dhuruar një tufë lule dhe një tjetër dhuratë.
(telegrafi)

Lori: Gjithmonë I Bëj Mamit Dhurata