>
BIOSHQIP

Lori Pergatit Dy Kenge Te Reja

24-04-2012
Këngëtarja që nuk lodhet kurrë, Lori, ka treguar për gazetën tonë se së shpejti do të sjellë dy videoklipe dhe dy këngë të bukura. Kënga e parë është duke u përgatitur në studion e Don Arbasit dhe këngëtarja na tregon se do të jetë një këngë ritmike dhe shumë e nxehtë verore.

Por, jo vetëm kaq Lori po mendon të sjellë edhe një këngë popullore të përshtatshme, shumë për dasma, aty ku ajo është gjithmonë e pranishme, kjo do të jetë e punuar nga Ilir Berani, me tekst dhe muzikë, ndërsa orkestruar nga Ardian Kastrati dhe do të jetë e kompletuar me një videoklp interesant.

Ndërsa, për sa u përket dueteve, Lori ka thënë se nuk do të ketë.
(Maksim Gjokaj/Kosova Sot)

Lori Pergatit Dy Kenge Te Reja