Kengetarja Lori ka bere te ditur ne nje interviste per "Bluetooth" se eshte ne pergaditje te dy kengeve qe do t'i lancoj se shpejti me videoklip.
Kenga e pare titullohet "Nuk mundem" qe ben fjale per dashurine me vuajtje, lendime e brenga. Kenga eshte punuar nga produksioni "Threedots" ndersa klipi po realizohet nga produksioni "Pro Video".
"Klipi sjell ne vemendje nje grua qe dashuron fort njeriun e gabuar. U dedikohet femrave qe dashurojne ne vazhdimesi pavaresisht menyres se si trajtohen...", shpjegon Lori fabulen e kenges.
Ndersa me rastin e 100 Vjetorit, brenda javes, ajo poashtu do te sjelle te riperpunuar kengen "Shqiperi o Nena ime", te cilen e promovoi kohe me pare ne nje koncert ne Gjeneve.
Ne planin personal, Lori thote se ende nuk ka nje partner, ndersa eshte teper e angazhuar ne jeten e saj mes Kosoves ku jeton, Shqiperise nga vjen, Italise ku ka familjen dhe Diaspores ku shpesh mban koncerte.