>
BIOSHQIP

Lori Sjell Versionin E Ri “Shqipëri O Nëna Ime”

15-11-2012
Një pjesë e madhe e estradës sonë muzikore kanë realizuar këngë kushtuar 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Njëra prej tyre është edhe këngëtarja Loreta Kaçka Lori e cila aktualisht është në përfundim të videoklipit të këngës "Shqipëri o nëna ime", këngë kjo e dëgjuar më parë, mirëpo Lori do të sjellë një rrymë dhe stil më ndryshe dhe të cilën këngë e ka ripërpunuar Dorian Gjoni.

"100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë është një ditë shumë e veçantë për gjithë kombin shqiptarë, andaj edhe unë desha që kësaj feste t'ia kushtoj një këngë. Kënga "Shqipëri o nëna ime" është e përpunuar dhe do ta sjellë më ndryshe, kam përshtypjen se publiku do ta pëlqejë për faktin se është punuar bukur shumë dhe po ashtu edhe videoklipi do ta ketë veçantinë e vet", ka thënë ajo për "Zëri".

Videoklipi i kësaj kënge është përgatitur nga produksioni "Provideo", një pjesë është xhiruar në Prishtinë dhe një pjesë në Tiranë. Lori në këtë fundvit planifikon të plasoj në treg edhe një këngë tjetër, të titulluar "Nuk mundem", ndonëse kjo është një baladë e realizuar nga Flori Mumajesi dhe sipas Lorit duke mos dashur të zbuloj më shumë, kënga trajton një temë që nuk është prekur deri më tani, megjithëse është një temë shumë e dhimbshme. "Balada që do ta lansoj së shpejti është realizuar për mrekulli, ka një tematikë të veçantë që nuk është prekur ndonjëherë më parë edhe pse është aktuale" shton ajo.

Sipas Lorit edhe kjo këngë do ta ketë videoklipin e realizuar nga "Provideo" dhe do të xhirohet në Shqipëri. Lori përveç këtyre angazhimeve, aktualisht është duke realizuar projekte të reja edhe në programet e Vitit të Ri. Ajo do të jetë pjesë e shumë emisioneve argëtuese të realizuara nga televizionet në vend.
(K. Bajrami / zeri)

Lori Sjell Versionin E Ri “Shqipëri O Nëna Ime”