>
BIOSHQIP

Lori, Një Album Me Këngë Dasmash

08-05-2013
Edhe pse vazhdon te jete mjaft e pranishme neper dasma, me zerin dhe performancen e saj, kengetarja Loreta Kacka-Lori ende nuk di se kur dhe kush do te kendoje ne dasmen e saj, ngase ende nuk e ka gjetur djaloshin e saj. Ajo vazhdon te jete mjaft e perkushtuar ndaj karrieres dhe tani paralajmeron surpriza te radhes te cilat do t’i shpalose me plasimin e projekteve te reja per kete sezon vere.



Ajo po pergatit nje album te ri, qe permban kenge te vjetra qytetare, te cilat eshte duke i riperpunuar Florent Boshnjaku. “Kenget qe do t’i permbaje albumi im i ri, do te jene te zhanrit popullor, ne fakt jane kenge te vjetra qytetare por te riorkestruara nga Florenti. Kenget jane te dedikuara per ahengje te ndryshme gazmore”.

Arsyeja perse Lori ka zgjedhur te realizoje nje album te tille, eshte kerkesa e madhe qe i behet per te qene neper dasma e ahengje te ndryshme gazmore. Lori ne kete album do te realizoje edhe nje kenge pak me ritmike te cilen do ta sjelle bashke me videoklip. “Albumi do ta kete nje kenge te re, e cila do te jete me tematike dashurie, nderkaq sa i perket zhanrit do te jete pak me ritmike dhe popullore. Pra do ta ruaj perberjen e albumit”, shton ajo.

Lori kete here ne keto projekte eshte duke punuar me produksionin “Arboni” i cili njeheresh do ta kete te drejten e editimit te albumit dhe realizimin e videoklipit. Lori pervec ketyre projekteve, tani eshte e angazhuar edhe ne nje projekt tjeter te produksionit “Arboni”.



Ajo eshte e ftuara speciale e albumit te ketij produksioni. “Arboni” eshte duke realizuar nje album te vetin, bashke me tri kengetare, ku ne mesin e tyre jam edhe une. Albumi permban kenge popullore dhe eshte i pershtatshem per ahengje gazmore”, thekson ajo. Lori me kenget e saj paralajmeron nje vere mjaft te nxehte dhe me mjaft suksese. Ajo uron qe adhuruesit e saj t’i pelqejne kenget e albumit dhe videoklipin e radhes.
(Zëri)

Lori, Një Album Me Këngë Dasmash