>
BIOSHQIP

Lori, E ëmbël Dhe Me Stil

24-06-2013
Nuk është se vajza e këngës shquhet vetëm për këngë të cilat sapo dalin kthehen në një hit të bukur në tregun muzikor shqiptar. E kemi fjalën për Lorin, e cila këto ditë pas publikimit të klipit dhe këngës së bukur “Kalle mjeshtër”, ka realizuar edhe një set fotografik nga dora e Avni Selmanit. Këto foto kanë ngjallur shumë diskutime pozitive edhe nga fansat e saj madje përvec komplimentave atë e kanë krahasuar edhe me diva të botës së modës. E po kjo është Lori e cila jo vetëm këndon ëmbël, por edhe shquhet për një stil shumë me shije. Ne gjithashtu mësojmë se këngëtarja e shumë hiteve vazhdon të jetë një nga artistët më të kërkuara nëpër koncertet e dasmat e bukura shqiptare.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)