>
BIOSHQIP

Lori Thotë: “Neve Po Na Rrihet”

24-10-2013
Shumë shpejt një nga këngëtaret më të ëmbla të skenës shqiptare do të sjellë këngën më të re me titull “Neve po na rrihet”. Mësojmë se kënga është realizuar nga bashkëpunëtorët e saj të suksesshëm Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi dhe artistja e njohur sapo ka përfunduar xhirimet ku për herë të parë ajo ka bashkëpunuar me produksionin “Max Production”. Kënga ka shumë ritëm dhe Lori do të vijë mjaft bukur edhe në dukje ku për Make up & Hair janë kujdesur stafi i sallonit më të mirë në Prishtinë, Arta & Nagipi. Deri sa të vijë videoklipi ne ju sjellim vetëm një foto të realizuar gjatë një skenë të kësaj kënge.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)

Lori Thotë: “Neve Po Na Rrihet”