>
BIOSHQIP

Lori: “Më Vjen Mirë Që Klipi I Ri Komentohet Edhe Për Bio”

19-11-2013
Në Kosovë komentohet si këngëtarja capkëne e estradës shqiptare. Kjo është këngëtarja Loreta Kacka, apo sic njihet në muzikë vetëm si Lori. Ajo ka sjellë këto ditë një klip me plot ngjyra të realizuar ditë më parë në Tiranë nga produksioni “Max Productions” që mban titullin “Neve po na rrihet”.



Në programin ‘Mix-Max’ Lori ka treguar mes tjerash se ndjehet mirë kur kjo video ka marrë komente të ndryshme e pozitive. “Më behet qejfi kur duke ditur që klipi ka vende dhe produkte të vendin tonë, sidomos fshatit me plot perime, fruta e bylmete, është komentuar si një video BIO, dhe gëzohem kur më thonë se ‘Lori të lumtë se i ke dhënë shumë rëndësi me këtë video edhe femrës që jeton në fshat dhe është e lumtur dhe e bukur dhe punëtore’ ..Gëzohem shumë për këtë”.



Por biondina simpatike e skenës ka treguar se nëpër dasma ku ajo këndon i bie në sy fustani i bukur i nusërisë, dhe i pyetur nga gazetari ynë në këtë program se nëse ajo ka menduar se di do të jetë fustani i saj i bardhë ajo është ndjerë pak në siklet pasi mundohet të imagjinojë, apo sic na tha ‘jo më mirë është të mos e mendojë se do të duhet një shumë e madhe e parave’. Ndërsa këto ditë Lori do të sjellë edhe disa këngë të reja, mes tjerash edhe një duet shumë interesant me një artist që këndon në Dipasorë.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)

Lori: “Më Vjen Mirë Që Klipi I Ri Komentohet Edhe Për Bio”