>
BIOSHQIP

Lori: “I Dashuroj Baladat, Prandaj Pëlqehen Nga Publiku”

09-04-2014
Nuk ka shumë ditë që erdhi me baladën "Ndahen Njerëzia", e cila po pëlqehet jashtë mase nga publiku. Bëhet fjalë për këngëtaren Loreta Kaqka- Lori e cila për projektin e saj të fundit është shprehur e kënaqur dhe ka shpalosur se kush janë bashkëpunëtorët e këtij projekti. “Sinqerisht po më gëzon fakti që kënga ime e fundit po pëlqehet. Është një baladë që unë e dua shumë. Jam munduar ta interpretoj më së miri, sepse ka një muzikë shumë të bukur. Kjo këngë është punuar nga dy artistë shumë të mëdhenj siç janë Aida Baraku e Armend Rexhepagiq, ndërsa e kam incizuar në studion e Arbër Gjikollit”, ka thënë Lori. Ajo ka shtuar se dashuria që ka ajo për baladat bën që publiku ta vërejë e t’i mirëpresë çdo herë ato.
(Nita Brisku)

Lori: “I Dashuroj Baladat, Prandaj Pëlqehen Nga Publiku”