Lori, këngëtarja Korçare, sëfundi ka menduar të vijë pranë publikut me albumin e saj më të ri të titulluar “Bravo”.
Albumi përmban 11 këngë, ku përveç këngëve të reja të punuara për këtë album, do jetë edhe përmbledhja e këngëve që janë punuar në dy vjetët e fundit, gjithashtu do të ketë dhe një remix.
Albumi titullin e ka marrë nga kënga e punuar enkas për maturantët dhe sezonit veror, ngase I përket zhanrit ritmik, ku që nga titulli “Bravo” ndjehet një freski e stimul për relaks.
Pritet të publikohet rreth datës 10 korrik nga dy produksionet në Kosovë, “Arboni Gjilan” & “Ardi Prishtinë”.
Në këtë projekt Lori ka bashkëpunuar me kompozitorët dhe tekstshkruesit më të mirë.