A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Luan Zhegu
  • Origin:
  •  
Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  45
Music genres: Easy Listening

Luan Zhegu is a very famous singer and songwriter. AUTOBIOGRAFI:
Emocion më të madh ose mund të them një lloj lumturimi në qenien time (ndoshta e pa shprehur) ka qenë në vitin 1995, kur unë kam kënduar një duet me Ledina Çelon “A e doni dashurinë?”. Ishte një këngë e Osman Mulës me tekst të Jorgo Papingjit. Ishte një emocion i jashtëzakonshëm, ku mbas 7 vitesh unë iu ktheva skenës. Sepse ishin vitet e fluiditetit të mendimit njerëzor me emrin e koduar “tranzicion”. Ishin vitet e hallakatjes së mendimit njerëzor ku çdo njeri donte të prekte atë që nuk e kishte prekur për 45 vjet. Unë përjetova një emocion shumë të madh. Isha në ethe. Mendoja se si do të më priste spektatori. Doja të kisha një performancë solide. Jetonim në një shoqëri me mendime të tejskajshme luajale, ku kënga duhet të ishte brenda të një shpirti njerëzor. Aty, në brigjet shumë të bukura të “Pashait”, në plazhet magjike të Orikumit. Nën mrekullinë e kaltërsisë së detit, valëve ledhatuese, ajrit të pastër, pranë repartit, gjithmonë shikonim një vajzë shumë të bukur, (emri i saj nuk më kujtohet), me një trup si beronjë, dhe me flokë të gjata. Një shoku im, Naum Gogo nga Durrësi (ka vdekur në moshë shumë të re), duke parë atë, magjepsej. Shushatej. Gëzohej. Hidhërohej. Në atë kohë, në plazhe nuk kishte shumë popullim, ajo ishte vajza e vetme që shkonte në plazh sa dhe deti gëzohej. Edhe deti sikur merrte frymë më thellë. Ishin momente të veçanta për shokun tim të mirë edhe për mua. Kur shihte atë bregut të detit ngazëllehej. Mrekullohej. Edhe unë e dashurova atë këngë. Kishte motiv të fuqishëm. Në atë vend përrallor, pa shumë lëvizje dhe femra, një vajzë si shtojzavalle. Edhe sot i kam të freskëta ato momente.

Në Dhjetor 1975, Luan Zhegu merr pjesë në Festivali i 14-të në RTSH me këngën "Shokët".

Në Dhjetor 1976, Luan Zhegu merr pjesë në Festivali i 15-të në RTSH me këngën "Këngët E Rinisë".

Në Dhjetor 1977, Luan Zhegu merr pjesë në Festivali i 16-të në RTSH me këngën "Babain Tend E Kisha Shok".

Në Dhjetor 1978, Luan Zhegu & Tonin Tershana marrin pjesë në Festivali i 17-të në RTSH me këngën "Djepi I Trimërisë".

Në Dhjetor 1979, Luan Zhegu merr pjesë në Festivali i 18-të në RTSH me këngën "Me Dhe Drite Nga Syri Yt".

Në Dhjetor 1979, Luan Zhegu merr pjesë në Festivali i 18-të në RTSH me këngën "Me Gjak E Shkrove Historine".

Në Dhjetor 1980, Luan Zhegu merr pjesë në Festivali i 19-të në RTSH me këngën "Kur Jemi Bashkë Të Dy".

Në Dhjetor 1982, Luan Zhegu merr pjesë në Festivali i 21-të në RTSH me këngën "Nje Djep Ne Barrikade".

Në Dhjetor 1983, Luan Zhegu merr pjesë në Festivali i 22-të në RTSH me këngët "Ditet Qe Na Presin" dhe "Kompozitori Dhe Femija".

Në Dhjetor 1984, Luan Zhegu merr pjesë në Festivali i 23-të në RTSH me këngët "Prane Te Ndjej Kudo" dhe "Ditet Qe Jetojme".

Në Mars 1985, Luan Zhegu merr pjesë në Kur Vjen Pranvera 1985 me këngën "Nje Fjale Lumturie".

Në Mars 1986, Luan Zhegu merr pjesë në Kur Vjen Pranvera 1986 me këngën "Kudo Je Ti".

Në Dhjetor 1986, Luan Zhegu merr pjesë në Festivali i 25-të në RTSH me këngët "Shokë Jete" dhe "Emri I Një Rruge".

Në Mars 1987, Luan Zhegu merr pjesë në Kur Vjen Pranvera 1987 me këngën "Bashkë Me Vitet".

Në Dhjetor 1987, Luan Zhegu merr pjesë në Festivali i 26-të në RTSH me këngën "A Do Te Vish (Alo, Alo, Alo)".

Në Mars 1988, Luan Zhegu merr pjesë në Kur Vjen Pranvera 1988 me këngën "Portreti Ynë".

Në Dhjetor 1989, Luan Zhegu merr pjesë në Festivali i 28-të në RTSH me këngën "Zemrat Det I Gjere".

Në Dhjetor 1992, Luan Zhegu merr pjesë në Festivali i 31-të në RTSH me këngën "E Parandjej".

Në Dhjetor 1995, Luan Zhegu & Ledina Çelo marrin pjesë në Festivali i 34-të në RTSH me këngën "E Doni Dashurine".

Në Nëntor 1999, Luan Zhegu merr pjesë në Kënga Magjike 1999 me këngën "Artisti".

Më datë 24 Shtator 2016, Luan Zhegu publikon videoklipin "Këngë Për Adem Demaçin".

» Edit Bio »

» Song Lyrics »


More news about Luan Zhegu »




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019