Luan Zhegu & Ledina Çelo - E Doni Dashurine Lyrics
Erdha serish i përmalluar
Me pika loti nëpër sy
Në këtë skenë ku kam kënduar
Vetëm për ju
Këndo dhe ti rini me zërin tim
Këndo me zërin tënd për dashurinë
Më jep rininë ti, dashurinë
Ritmin plot magji në këngën time
Një këngë na mbeti pa mbaruar
Na mbeti pezull një deshirë
Një dashuri pa dashuruar
S'u tha një lamtumirë
Ku janë ato që dashuruan
Në mes lendinave në mal
Ku jane vajzat djemtë ku shkuan
Më vjen të qaj...
(refreni)
Njerezit qe defrejnë, yjet qe shkelqejnë
sonte dua t'i shoh
Dhe në gëzime fëmijësh jehon dashuria - o
Ju na falët zemren, ne ju falëm këngen
Tinguj qe s'kanë mbarim
Në këngen time këtë mbrëmje
Jeni ju refreni im
Dhe ju kënduat bashkë me mua
Ne zërin tim plot dashuri
Sa jeten time une ju dua
Ndaj erdha përseri
Dhe bashkë me ju kënduam
Dhe gjetem veten në çdo varg
Ne krahe ëndrrash fluturuam
Shkuam larg...
(refreni)
Njerëzit qe defrejnë, yjet qe shkëlqejnë
sonte dua t'i shoh
Dhe në gëzime fëmijësh jehon dashuria - o
Ju na falët zemrën, ne ju falëm këngen
Tinguj qe s'kanë mbarim
Në këngen time këtë mbrëmje
Jeni ju refreni im
E doni dashurinë - Po!
E doni Shqiperinë - Po!
E doni shpirtin tonë -Po!
Ritmin tonë - Po!
Të këndojmë të gjithë së bashku
Ju na falët zemren, ne ju falëm këngen
Tinguj që s'kanë mbarim
Në këngen time këtë mbrëmje
Jeni ju refreni im
Në këngen time këtë mbrëmje
Jeni ju refreni im...
Luan Zhegu & Ledina Çelo - E Doni Dashurine Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.
KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:
Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.
VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?
Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "E Doni Dashurine".
3. Video është e këngës "E Doni Dashurine", por nuk këndohet nga Luan Zhegu & Ledina Çelo.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.