>
BIOSHQIP

Luana Akuzohet Se Ka Zmadhuar Gjoksin!

06-09-2015
Këngëtarja Luana Vjollca së fundmi ndodhet me motrën e saj Marinën për disa ditë pushimi në plazhet e Shqipërisë, por si gjithmonë "VIP-at" tanë duhet të kenë kujdes pasi çdo kund gjenden edhe paparazzi.

E njëri nga këta paparazz, pikërisht ai i gazetës "Panorama" në Shqipëri ka kapur një foto ku shihen Motrat Vjollca të dyja me bikini, e në foto bie në sy madhësia e gjoksit të Luanës i cili duket më ndryshe nga herët e tjera.

Kjo foto ka bërë që fansat të dyshojnë dhe ta akuzojnë Luanën se ka kryer ndonjë ndërhyrje plastike në trup, duke zmadhuar kështu gjoksin e saj, mirëpo pavarësisht këtyre thashethemeve dhe akuzave që qarkullojnë nga mediat Luana nuk ka marrë akoma përsipër të japë një deklaratë nëse është ashtu apo jo.

(B.A/Teksteshqip.Com)

Luana Akuzohet Se Ka Zmadhuar Gjoksin!