>
BIOSHQIP
Biografia
Ajo dikur këndoi në bashkëpunim me Flori Mumajesin “Gjithmonë”. Një baladë e bukur e cila me sa duket mbeti e pavdekshme për shqiptarët, kjo mbasi edhe sot e kësaj dite, kënga vazhdon të dëgjohet dhe të pëlqehet. Prej shumë vitesh jeton në Berlin të Gjermanisë.

Në Nëntor 2007, Luar merr pjesë në Kënga Magjike 2007 me këngën "Nuk Te Njoh".

Në Maj 2008, Luar merr pjesë në Top Fest 5 me këngën "Film Premiere".

Më datë 19 Korrik 2012, Luar publikon videoklipin "Remember".

Pas një mungese relativisht të gjatë në tregun muzikor, Luar vendos t’i rikthehet sërish muzikës dhe në verën e vitit 2017, merr rrugën drejt Kosovës për të realizuar projektin e rikthimit të saj.

Më datë 17 Tetor 2017, Luar publikon videoklipin "Si Dje". Muzika e këngës u punua nga Cricket, ndërsa teksti u shkrua nga vetë Luar.

Më datë 14 Gusht 2018, Luar publikon videoklipin "Mykonos".

Më datë 1 Nëntor 2019, Blleki, Mc Kresha & Luar publikojnë videoklipin "Thug Life". Muzika e këngës u punua nga K-Master, ndërsa teksti u shkrua nga Mc Kresha, Blleki & Luar. Videoklipi u prodhua nga kompania Pinkmoon Creative.

Më datë 15 Qershor 2021, Ermal Fejzullahu & Luar publikojnë videoklipin "Shqiptare". Muzika e këngës u punua nga Luar, ndërsa për orkestrimin u kujdes Mixey & Apollo. Produksioni audio u realizua nga Mixey.

Më datë 1 Prill 2022, Luar & Mixey publikojnë videoklipin "Ami". Teksti i këngës u shkrua nga Endrit Mumajesi, ndërsa orkestrimi u punua nga Mixey. Produksioni audio u realizua nga Mixey.

Në Maj 2022, Luar & Mixey marrin pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 22 me këngën "Ami".

Më datë 1 Korrik 2022, Luar publikon videoklipin "Vec I Imi", në bashkëpunim me Sardin. Kënga vjen e realizuar në bashkëpunim, ku Luar & Sardi Strugaj kanë realizuar bashkë muzikën, ndërsa për tekstin e kësaj kënge janë kujdesur Sardi Strugaj & Luar.