TEKSTESHQIP

Luçela Doçi
Po Të Qeshin Të Gjithë Femijët
Lyrics

Po të qeshin të gjithë femijët,
gazi i tyre do vërshojë në botë.
Dhimbje s'do të ketë,
as plagë as lot.

Po të qeshin të gjithë femijët,
do të zhduken gjithë kufinjtë e shtetet.
Lulëzojnë bjeshkët,
dashuria midis njerëzve do të mbetet.

Po të qeshin kalamajtë,
lulëzojnë portokajtë,
do të zhduken shtriga edhe djajtë.

Po të qeshin kalamajtë,
lulëzojnë portokajtë,
qielli sdo të binte shi por mjaltë.

Do ishte bota plot miq dhe shok,
në zemrat tona lidhur fort.
E do te kishte, do të kishte shumë gaz e jetë,
sikur kjo të ishte e vertetë. (2x)