>
LETERSISHQIP

E Mira Nënë

Nuk e kam të lehtë
Të marr frymë,
Po shpirti më qan
Për ty, e mira nënë

Aromën tënde, nënë
Nuk e nuhas askund,
Se aromën tënde të mirë
Nuk e mban askush.

Çdo natë, kur bie në gjumë
Lutem të të shoh ty,
Se dielli e mban dashurin tënde
E hëna më takon me ty.