>
LETERSISHQIP

Pse O Zot?

Pse, o Zot është kështu jeta?
Pse dashuria nuk është si dikur?
Pse njerëzimit i ka rënë vlera?
Përse të gjithë ngjajnë të sëmurë?

Përse sot humbi respekti?
Pse na kaploi xhelozia?
Ku është mbështetja reciproke?
Ku mbeti, o Zot harmonia?

Pse bota mori tatëpjetën?
Pse po niset drejt shkatërrimit?
Përse, o Zot nuk shikojnë njerëzit
Prej smirës dhe rebelimit?

Nga vëllimi poetik “Drithërimë dashurie”