TEKSTESHQIP
Luleborë VI
Festivali “Luleborë” i organizuar nga Bashkia e Shkodrës, ka ulur siparin e tij edhe për këtë edicion. Për dy netë, në skenën e Teatrit “Migjeni” këngëtarët kanë prezantuar krijimet e tyre para publikut dhe jurisë profesionale.

Eventi, tashmë i kthyer në një traditë për muzikën shkodrane e shqiptare, ka patur një interes mjaft të lartë. Ndërkohë, për suksesin e tij, përveç Bashkisë Shkodër dhe Teatrit “Migjeni”, janë angazhuar edhe personalitete të artit dhe të muzikës në veçanti.
Luleborë VI (2021)
  • Luleborë VI
  • Viti: 2021