>
LETERSISHQIP

Sikur Mbaj...

Sikur mbaj hallet e gjithë botës,
Siç mban qielli supeve, retë si thas’
Për këtë s’di se me kë të zihem,
Që as të më flasi dhe as t’i i flas!

Sikur kam mbledhur gjithë brengat,
Dal’ nga honet, po memece – pa goj’
Është si të shihni majën e ajzbergut,
Po trupin jo, ka turp ta tregoi!

Sikur kam mbledhur gjith’ dhimbjet,
Që çajnë spirancat fundin e detit,
Se s’jam ", Titaniku" që në nje çast fatal
U shtri përfund streh’ për peshqit!

Megjithatë, ju më shihni që buzëqesh,
Mos u mashtroni, atë e kam maskë!
Po ju them, se, me fatin e kam inatin
As dua të më flasi dhe as t’i flas!

Po mos mendoni se përkulem lehtë,
Dhe në gurët e varrit kokën ta përpjek,
Prapëseprapë do ngrihem në këmbë,
Dhe gjithë të këqiat t’i çoj në dreq!

Veç për një gjë do t’i ngrija duart lart,
Natyrisht nëse do të ishte e mundur,
Do të mbaja mbi supe krejt trishtimet,
Që bota të ish ca e lumtur!