>
THENIESHQIP
thealtagthealtag
2022-10-28 09:20:16
Bukuria mbetet skulpturë, nëse shpirtin e ke gurë.
thealtagthealtag
2022-07-31 07:38:32
Nëse e len nën hije drejtësinë, minjtë do lozin sikur dinë.
thealtagthealtag
2022-07-31 07:37:13
Kjo dynja, e egër është... Po s'e hëngre, të ha.
thealtagthealtag
2022-07-05 07:26:30
Mos lidh miqësi me dikënd që nuk ulet n'sofrën e tij.
thealtagthealtag
2022-06-17 13:44:22
Me fjalë veprat i bënë kështjella, e sytë s'panë asnjë gurë.
thealtagthealtag
2022-06-17 13:43:07
Një shpirt i uritur, të han mendjen.
thealtagthealtag
2022-06-05 13:25:00
Kombit po i fshive të vërtetën, ja devijon historinë. Po i fshehe simbolet e historisë, ja humb identitetin.
thealtagthealtag
2022-05-20 12:44:29
Ja morën rininë atdheut... E lanë pa atdhetarë.
thealtagthealtag
2022-03-05 08:58:36
Mbi shpatullat e oligarkeve ligji ndrydhet, e në supet e të varfërve shtrydhet.
thealtagthealtag
2022-02-20 15:28:15
Qiellin s'e ngopën as yjet, as hana, e tokës i mjaftoi veç nana.
thealtagthealtag
2022-02-20 15:23:43
I mençuri edhe heshtjes ja nin zanin.
thealtagthealtag
2022-02-16 23:31:57
Sot modeli i shkollimit është më në modë se arsimimi, ndaj kemi shumë modele e pak stilista.
thealtagthealtag
2022-02-16 17:49:34
N'kët dynja veç nana me hile s'ta ka.
thealtagthealtag
2022-02-16 17:42:42
Shokët e mirë dallohen në errësirë.
thealtagthealtag
2022-02-16 17:42:25
Dashuro edhe nëse të duhet të humbasësh.
thealtagthealtag
2022-02-16 17:42:08
Ikjet s'kanë biletë kthimi.
thealtagthealtag
2022-02-16 17:41:43
Mos e vidh buzëqeshjen, aty ku nuk mundesh ta dhurosh.
thealtagthealtag
2022-02-15 23:06:57
Fjalën e rëndë s'e mban as guri.
thealtagthealtag
2022-02-15 23:06:16
Kur pragun e ka pis, mos kërko brenda të shëndrisë.
{{ page + 1 }}/{{ pages }}