>
LETERSISHQIP

Zogu, Koha Dhe Unë

Te
Zogu që u ndal tek pragu i dritares
I binte xhamit pa pushim,
E hapa me nxitim, thash ç'kishte
Në thellësin e bebëzave të syrit, dallova dëshpërim.

Mu dhimbsë shumë ky zogë i bukur
Me flatrat e tij shumëngjyrëshe,
E pyeta se ç'kishte e shokët ku i kishte
Mes shpresës së humbur, asnjë fjalë nuk nxirrte.

Por kureshtja ime s'kishte të sosur
Dhe e pyesja ku e kishte folen,
Në fund e hapi sqepin e tij të vogël
E duke i'u marrė fryma ai shpėrthen!...

Kanë ikur, kanë ikur, e braktisën pyllin
Fushat me lule, folen ku kanë lindur,
Shtigjeve të panjohura u degdisën
E s'dinė n'cilėn pranverė kėndej tė nisen!.

DËRGOI:
Më shumë nga Lulzim Hajdari