Tema: Poezi Për 8 Marsin

8 Marsi (Dyzuar)

Datë e ngatërruar,
S'di a është festë?
Të ju them Gëzuar!
Apo është protestë?

Ta festoj me gruan?
Apo,e lë të lirë,
Vallë si ato duan?
A si është më mirë...

Të mbledh lule n` bahçe?
Mos ti bie asaj ane,
A ta bëj shqiptarçe?
Apo Evropiane.

S'di a të gëzoj,
A të hidhërohem,
Nëse e Uroj,
Frikë,se gabohem.

Dhe doli opinioni,
Sikur del receta,
Në daçi festoni,
Në daçi protesta.

N'fund m'u nda mendja,
Mendja kuturu,
Si t'doni ju femra,
Unë do jem me ju!

E prapë me ju, prape i dyzuar,
Në daçi, poshtë...!Në daçi, Gëzuar!!!

- poezi nga Lulzim Kalaj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  5