Po Vyshket Lulja

Po vyshket lulja per dite o mjeran
Dalengadale po i humbet aroma
Po thahet e dheu me nuk e mban
Cka na i freskon me' zemrat tona?!

Po vyshket e sporet po ja merr era
Larg po i con,larg ne mergim
Po mbetet vendi vec shkurre, ferra
Tek- tuk ndonje bime e pa prodhim

Po vyshket lulja,krejt po vyshket
Po thahet e shkreta lulebore
Porsi hekuri qe vec se ndryshket
E mbushet vendi vec me skorie

Po mendo njehere o njeriu i zotit
Ujite lulen... e nxirre ne drite
Mos e vadit me kokrren e lotit
Nga loti merr vec helm,vec kripe.

- poezi nga Lulzim Kalaj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  4