Më mbaj mend (për 1 muaj)

Perse?

Mbrekullia u zhduk,iku bashke me eren,
shkoi atje larg,ku nuk kapet dot.
U fshi bukuria,lulja humbi pranveren,
ne vend te aromes,percjellen lot.

U mbulua qielli me re te zeza,
e festat vijne,te hidhura,te vajshme,
U humb stolia,bosh tryeza...
rreth saj ngrysur, krijesa te pafajshme

dhimbja deperton shpirtin tim,
nga gjoksi del me zjarr ofshame..
Denuar padrejtesisht,i pashpetim,
ca sy drejt qiellit,te kerkojne prane.

Ca lutje te bera me kot kuturu...
drejtohen per ty diku...atje...
perse?perse? perse keshtu...
pergjigje s'ka asnje "perse"

- poezi nga Lulzim Kalaj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.8 / Votuan:  6

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet