Tema: Poezi Për Stinët

Aromë Pranvere

Vërshojnë lëngjet në lastarët e njomë,
Fryhen sythet në përgatitje për t’çelur,
Diellin e ngrohtë shoqëron puhizë e hollë,
Blegërojnë të imtat, livadheve duke bredhur.

Fëmijët lozin me gëzim në lëndina,
Zogjtë cicërojnë ndërvete shpupurohen,
Vashat krehin flokët brune, bjondina,
Djemtë pas tyre flirtojnë e ngacmohen.

Pleqtë ngucin dimrin, të lamë dhe kët’ herë,
dalin shëtitje me gratë në përkujdesje,
Ikja e dimrit lajmëron për pranverë,
Natyra e qetë fal dritë e buzëqeshje.

Mbetet unike, shprehja përherë,
“Pas çdo dimri… ka pranverë”

- poezi nga Lulzim Kalaj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3