Për Zotin Mor Zot...!

Për zotin mor Zot,ti e din sa të due,
Si n'gzim,idhnim,si n'luftë e n'paqe,
Sa me nxjerr synin,s'du me t'largue,
E prite zot,ndoj herë me t'ra hashe.

Po kur shoh mor Zot,njikto ç'ka po shoh,
E po ndij çka po ndij,mbi njikyt dhe,
S'kam qef me thanë se Zotin se njoh,
Veç m'vjen për me thanë,jam i pa fe.

E boll kish dashtë me thanë jetë e mot,
Besoj në Zot,për zotin mor Zot...!

30/04/2018

- poezi nga Lulzim Kalaj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  4