Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!

Butësi...

Kur erdha padashje në jetë,
Erdha i idhët,i ashpër,
S'kuptoja foshnjë e shkretë,
Se jeta është teatër.

Përplasja me inat duar,këmbë,
Mbi ujë e mbi duart e nënës,
E qaja me britma e gjëmë,
Për inat të diellit e hënës.

S'arrija t'përceptoja i mjeri,
S'pranoja asesi dritësinë,
Sa qorrazi m' pëlqente terri,
E godisja pa mëshirë dashurinë.

Në rritje ndryshova sjellje,
Të bëhesha Njeri u luta,
Dashurinë pranova si zgjedhje,
E vit mbas viti u zbuta.

Oqeaneve,detrave,lumenjve,
Me dëshirë shpërndava mirësi,
Po s'dija se n'botë t'maskarenjve,
S'kish sens të qënit Njeri.

Butësia më bëri të brishtë,të trembur,
Me shpirt të madh,të nëpërkëmbur...

- poezi nga Lulzim Kalaj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.6 / Votuan:  5


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet