Më mbaj mend (për 1 muaj)

Lojë

Kur të ndjek,vrap largohesh,
Ti sulmon,unë tërhiqem,
Dhe pendohem,e pendohesh,
Në dëshirë,digjesh e digjem.

Të vështroj,kur tret shikimin,
Ti më sheh,në pavëmëndje,
Kur sytë ndeshin pikëtakimin,
Fshehin vrik,aq shumë ëndje.

Rastësisht trupat, afër vijnë,
Shpirtpëlhuren dridh puhizë,
Turravrap,shpinë për shpinë,
Me lëkurat, bërë puprrizë.

Konkluzion :s'duhemi (gjoja),
Arsyetim: na pëlqen loja.

- poezi nga Lulzim Kalaj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  4

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet