>
LETERSISHQIP

Dashuria Që Nuk Shuhet

I dashuri im...të dashurova posa të pashë. Më tërhiqën sytë e tu me atë shkëlqim të quditshëm. Ishe aq i mirë ndaj meje sa që mirësia yte hyri në zemrën time. Dëshirova që një ditë të jemi sëbashku dhe dëshira u realizua.
I puthe buzët e mia. I ndjeva aq të buta sa që më përvshiu një dridhje dhe atëherë ta ktheva me puthje. Pse po më lëndon dhe pse po ma then zemrën! Të dua. Edhe ti këtë e di. Po luan me ndjenjat e mia . Të dua pa masë, edhe pse ti po më lëndon.
Dëshiroj që të pendohesh pë të gjitha gjërat që më shkaktojnë dhembje dhe mërzi. Nuk jam e detyruar që të pushoj duke të dashur ty, të dua, së tepërmi të dua.
Do të dëshiroja që një ditë ta kuptosh dhe të mendosh sa i vlefshëm je për mua dhe sa shumë lotë derdha sepse e hodhe poshtë tërë atë që me aq mund e arrita e ajo është dashuri.
Mundohem të të besoj meqë isha e sigurtë se ti je njeriu që e dua dhe më do. Ndoshta për atë "gacë shpresë" unë jetoj, apo ndoshta.., ndërsa unë po mundohem të të besoj se një ditë ajo gacë do të bëhet realiteti im. Realitet-unë dhe ti. Realiteti për të cilën mallëngjehem, prej gjitha mallrave në këtë botë dëshiroj që vetëm një të më realizohet, e ai është ëndërra ime...ëndërra ime je ti.
Dhe në fund të kësaj letre dëshiroj që të më falësh nëse mendon se mëkati im është dashuria ndaj teje. Prandaj mbaje mend se sa e pa qëllimtë është të sillemi në një rreth ku asgjë nuk fituam, fillimin dhe fundin që më së paku e dëshiroja unë. Cdo herë do të luftoj nëse ka diqka mes nesh që fundi ynë të mbarojë me fat sepse ai fat do të mbetet kujtim prej ndonjëherë e përgjithmonë.

DËRGOI: