>
LETERSISHQIP

Dua Të Të Kem

Në këtë natë o shpirt
ty unë të mendoj
nuk më merr gjumi
du tët shikoj.

Por largësija jonë
neve po na ndanë
dua tët kem afër
e të më kesh pranë.

Në këtë natë të bukur
hëna po shëndritë
dua tët kem afër
e të më japësh pak dritë.

Dua të përqafoj
e të ledhatoj
me puthjet e mija
jetën ta ndryshoj.

Edhe në këtë natë
dua të jemi bashk
të bie me ty
në të njejtin shtrat.

Në shtratin tonë të ngrohtë
të jem me ty bashk
dhe kur të zgjohem
të të kem pranë.

Të them mirmëngjes
duke të shikuar në sy
sepse unë të dua,
të dua vetëm ty.

Dua të qëndroj me ty
në të njejtën kohë
në të njejtin vend
të jemi zbashku në çdo moment.

Dua të mos ndahemi kurrë
dhe të jemi të bashkuar
ta duam njëri tjetrin
duke qenë të përqafuar.

DËRGOI: