>
BIOSHQIP

Lumi B, Së Shpejti Me Projekt Të Ri

12-07-2015
Reperi i njohur Lumi B shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri muzikor në treg. Ndonëse ka publikuar disa këngë në duet me Ermalin & Ledrin, kësaj rradhe mesa duket ai ka vendosur që të vijë me këngë solo.

Lumi ka publikuar në rrjetin e tij social në Instagram një fotografi gjatë xhirimeve të videoklipit ku kishte shkruar "Cooming Soon".

Pa dashur të bëjë të ditur titullin e këngës, Lumi ka treguar se kënga është produkt i RED BOX Ent. E ndërsa për videoklipin janë kujdesur produksioni nga Prishtina, Entermedia.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Lumi B, Së Shpejti Me Projekt Të Ri