>
BIOSHQIP

Lumi E Vigani, Reperët Që Sollën Revolucion Në Muzikë

12-02-2015
Janë një nga grupet me të suksesshme të repit në trojet shqiptare. Grupi KAOS i përbërë nga Lumi B dhe Vigani që nga formimi e deri më tani kanë arritur që të sjellin një revolucion në artin shqiptar. Ata kanë sjellë shumë këngë të cilat kanë shtjelluar tema dhe probleme të rinjve duke u bërë zëri i tyre në shoqëri. Gjatë gjithë kësaj periudhe KAOS ka arritur që të bëhen shumë të dashur për publikun dhe këtë gjë më se miri e dëshmon numri i madh i fansave në rrjetet sociale, klikimet në kanalin Youtube dhe prezenca e madhe e njerëzve në mbrëmje muzikore. Ndër hitet e tyre më të mëdha janë ‘Ngoje zemrën tem’, ‘Le t’kallen’, si dhe super hiti i fundit ‘Sheqer’. E dashuria e madhe që simpatizuesit e tyre kanë për ta, po i japin motiv atyre që të vijnë me projekte të reja.
(Indeksonline)

Lumi E Vigani, Reperët Që Sollën Revolucion Në Muzikë