TEKSTESHQIP

Lumturie Axhami
Krejt Është Kot
Lyrics

Ku e ke besën që m'ke dhan'
ku e ke fjalën që m'ke thënë?
Se për ty jam e vetmja shpresë
trëndafile e bukura fletë.

Për ty isha gjithçka n'botë
por se dinja se është e kotë
më kthe t'lutem gjithçka m'the
gjithçka që prej meje ke...

Kot po tretem, po venitem
pa ujitur s'mund të rritem
kot po pres, po pres me mall
vdekja vie dalë ngadalë!

Dhe në vdeksha mos qaj' ti
që ma bëre jetën zi,
rinin time e shkatërove
me dhe' të zi ti e mbulove!

DËRGOI: