>
LETERSISHQIP

Deri Kur Kështu!?

Ҫ’është kjo xhorulldi
Për ti o Shqipëri.!
Bijtë e tu për habi
Po të nxjerrin të dy sy.

Trimërinë që e kishe në zemër
Po i vendosin tjetër emër.
Po ta zbusin urtë e butë
Moho veten, vletë sot huajtë.

Trimerinë e Shqiptarit
Amanetin e të parit,
Bijtë e tuaj për habi
Po e quajnë plot marrëzi.

Për Betimin me shumë vlerë
Jepje jetën si me lerë,
Kaҫakët e politikës
Po e nxjerrin jashtë etikës.

Plot betime në tribuna
U shëndrit balli dhe hunda,
Janë betime me hipokrizi
Në thelb kanë vetëm tradhëti.

Në udhëtimet shekullore
Ke mbrojt vendin me armë në dorë,
Ke lutuar me vetëmohim
Për atdhe e për ҫlirim.

Pseu-idelogët e kohës sonë
Me djallëzinë që kanë në zemër,
Mohojnë luftën e popullit tonë
Tu e djallosur me trjetër emër.

Në këtë botë a ka vend
Bijtë e vet ta denigrojnë,
Me servilizëm e tradhëti
Me njëllos komb e lavdi

S’kanë lënë gjë pa shkatërruar
Tani luftës janë drejtuar,
Duan njëllosin historinë
Të ulin kombin
Të lartësojnë tradhëtinë..

Po ky gjaku kuq e zi
I derdhur në pafundësi,
Do bëhet ortek stralli
Do ju djeg për së gjalli.


A SOSET DURIMI!?

Moj Shqipëri vend i bekuar
Në histori forte qëndruar,
N’luftë u linde, n’luftë u rrite
Vlerat e kombit lart i ngrite.

Deshe vehten të jesh e lirë
Pa pa pranga e zinxhirë,
Me shpatë në dorë barrikadë
Ke luftuar e ҫarë bllokadë.

Gjën më të shtrejtë kishe lirinë
Ke pas besën e burrërinë,
Ke pas flamurin kuq e zi
Që të nderonte nënë shqipëri.

Shumë luftra pakufi
Kanë shkruar histori,
Për mbrojtjen e vendit tim
Po kurrë aggresive për pushtim.

Po tani ku je ti ?
O atdhe shpirtit tim,
Bijtë e tu në ditë të sot
Po të gjuajnë me pushkë e top.

Të shkaterruanekonominë
Të vodhën pasurinë.
Kanë ngrtit pallate e vila
Ne në vujtje, ju në të mira.

Betimi i shqiptarit plot vlerë
Po e përdhosin herë –pas herë,
Në vendin e betimit
U fut neni i mashtrimit.

Patriot tani kush është
Ai që ikën prej sikletit,
Ai që i këthen atdheut shpinën
Në kurbet me shiju të mirën.

Për kulturë e për arsim
Është ҫudi në vendin tim,
Shteti im plot sherbes
E ka shëndrru në biznes.

Është bisnes për fukara
Që s’ka bukë e para,
S’ka shkollë ku s’është leku
Të luan mendja e tepeleku.