>
LETERSISHQIP

Manipulime Plot Intriga

Qaj për ty Kosovë
Qaj për ty Shqipëri,
Për ju s’kanë të sosur
Intrigë e poshtërsi.

Për bijtë e tu
Kosovë e Shqipëri,
Me veprimet që bëni
Faqen e keni nxi!

Ju politikanë
Me emrin Shqiptar
Po luani me shumë porta
Shqipëria vjen vërdallë.

Nëse nuk keni
Aftesi e dituri,
Për faturë të pastër
Shkoni në shtëpi…

Nëse nuk ikni
Shkatrroni Shqipërinë
Heret apo vonë
Jeni në zingjirë!...