>
LETERSISHQIP

Nëna E Babai

Të gjithë shkruajnë për nënën
E harrojnë edhe baban,
Por nënë e baba janë një
Se pa të dy, s’ka fëmijë!

Në sfondin e familjes
Një vend kanë të dy,
Njëri mban shtëpinë
Tjetri rrit fëminë!?

Të dy si një trup i vetëm
Përballë fëmijërisë
Janë pasqyrë edukate
Pasqyrë ë diturisë!

Prandaj s’ka dallim
Për nënën e baban tim
Të dy i kam në zemër
Krenar me të njëtin emër!