>
LETERSISHQIP

Meditim Për Kosovën

Lufta mbaroi,
Në vend ka heshtje.
Mendja afër shkoi,
Ҫdo gjë kureshtje.
Kureshtja është kureshtja,
Gëzimi mposht hidhërimin.
I gjalli kërkon të vdekurin,
I plagosuri, mjekon plagën.
I gjeturi kërkon të humburin,
I humburi kërkon të gjallin.
I plagosuri plagën mjekon,
I vrari varrin don.
Në mendjet Kosovare,
Shumë mendime hedhin valle.
Disa gëzojnë e lëshojnë dritë.
Disa qajne e lotojnë sytë…

Për ju dëshmor i atdheut.
Lum nëna që ju rriti,
Lum dielli që ju dha dritë.
Lum vendlindja që ju qiti,
O heronjë zemër e shpirtë.
Me guxim e trimëri,
Me nder e krenari.
Me bazë e fuqi,
Me libër e lapës,
Historia ju vjen pas