>
BIOSHQIP
Biografia
Lutus jane nje band nga Tiranam, e krijuar ne 19 shkurt 2009. Influencat e para (si cdo grup i ri qe influencohet nga bandat e medha) kane qene nga: Muse, Radiohead, The Strokes, RHCHP, XX e grupe te ketij lloji. Grupi eshte aktiv dhe njekohesisht pervec muzikes se tyre, luajne dhe si cover band dhe jane vlersuar per performancen dhe stilin e vecante. Ata kane studiuar dege te ndryshme qe s’kane lidhje fare me muziken, si per inxhinieri mjedisi, infermieri dhe mjekesi. Ata jane 4: Kristi, Klajdi, Endri dhe Edi. Kane marre pjese ne nje sere aktivitetesh. LuTuS numerojn 20 Kenge ku nga te cilat 5 prej tyre jane ne permbledhjen ose EP e pare, qe quhet "Blackout 2.0.1.2", e cila permban
1.Blackout 2.0.1.2
2.Bote pa sy
3.Jo Me
4.Lutus E-minor
5.Silueta

Në Dhjetor 2009, Lutus marrin pjesë në Festivali i 48-të në RTSH me këngën "Bote Pa Sy".

Në Qershor 2011, Lutus marrin pjesë në Top Fest 8 me këngën "Arsye E Humbur".

Në Maj 2012, Lutus marrin pjesë në Top Fest 9 me këngën "E Di". Kjo eshte thjesht nje histori dashurie e konceptuar ndryshe. Nje dashuri ne nje bote paralele ku ndjenjat ngjajne me abstraksione te pakuptimta, nje dashuri aq e madhe dhe e sinqerte qe pak nga pak ngjan me ate idealen.