>
BIOSHQIP
Biografia
Më datë 10 Maj 2018, Magic4 publikojnë videoklipin "Aisha Dashnia", në bashkëpunim me Sabri Fejzullahu. Muzika e këngës u punua nga Pirro Çako, ndërsa për orkestrimin u kujdes Edlir Begolli.

Më datë 17 Maj 2019, Magic4 publikojnë videoklipin "Koka Ty Ta Boni", në bashkëpunim me Artjola Toskën. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Pirro Çako. Videoklipi u prodhua nga kompania Imagine Films.

Më datë 11 Korrik 2020, Magic4 publikojnë videoklipin "Hape Telefonin". Muzika e këngës u punua nga Pirro Çako, ndërsa për orkestrimin u kujdes Edlir Begolli.

Në Qershor 2021, Magic4 marrin pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 21 me këngën "Hape Telefonin".

Më datë 13 Maj 2022, Magic4 publikojnë videoklipin "Une Po Vdes Per Ty". Kënga është kompozuar nga Edlir Begolli. Videoklipi u prodhua nga kompania Fullmoon Production.