A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Audio

Video Link

Mahmut Ferati - Kenge Per Vellaun (murteza Ferati)


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  7

Fans' Comments

No Comments 🔥🔥

08/08/2013

2013-08-08T18:57:15

Lotë Për faqe tuj më shku
Kur ja nisa kanges me knu
Vëllaut tim ja kam kushtu
Isha i ri o isha fëmi
O i kam pasun o tre vllazni
Murtezanin o vëlla pa sy
Dritë as diell kurr s'ka shique
Nanë as babë fëmije jo as grue
Në errësirë gjithmonë ka jetue
Bukuritë e jetës pa i shijue

N'harmonikë mjeshter i vërtetë
Se tjeter si kishte mbetë
Kur i binte t'qonte peshë
Fjaltë e tij s'muj me i harrue
Hajde vëlla s'bashku me këndue
Se kanga është ilaç për mue
Plagët e zemres me mi shërue
Pasi vëlla s'po muj me t'shique
Zanin tand du me ta ndigjue
Pasi vëlla s'po muj me t'pa
T'këndoftë zemra hiq pa nda-e

Kështu e kem nisë kështu e kem fillue
Të dy vëllaznit bashkë me kendue
Gishtat e tij o si vetima
Nxirrnin tinguj për dashni e trima
S'shifte burrë as s'shifte kurgja
Zemra i qante hiq pa pra
Por një ditë jeta e tij u shua
Qiftelinë ai ma la mua
I mbajë kujtimet me besë e zemër
Mjeshtria jote u rritë me emër
Sytë e tu vëlla driten se panë
Heej për të gjithë mbete veteran-eee


Lyrics submited by refero123




more...




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019