>
BIOSHQIP

Malda Susuri, 2 Fjalë Për Klipin E Ri “Larg Vetës”

12-10-2012
Këngëtarja Malda Susuri ka realizuar klipin e këngës së saj më të re "Larg vetës".

Klipi i këngëtares është realizuar nga ASHA Grafics përderisa teksti dhe muzika e këngës është bërë nga Vullnet Ibraimi.

Këngëtarja në një intervistë për Express Live në KTV ka thënë se pos kësaj kënge ajo pritet që të realizoj edhe disa këngë të tjera para festave të fundvitit.

Përndryshe, ajo ka thënë se është shumë e angazhuar edhe me mbrëmje të ndryshme muzikore në Kosovë dhe jashtë saj.
(Express )

Malda Susuri, 2 Fjalë Për Klipin E Ri “Larg Vetës”