TEKSTESHQIP

Mali G
Me Lot N'sy
Lyrics

Qes tymin e cigares,prej goje
Hala mrena ksaj loje
Ulu bashk' me mu moj shqipe jeten pak analizoje
Jeta qenka v'shtir moj,jeta s'paska m'shir
Vdekja s'paska m'shir
Po na merr moshen me t'mir
Ndahet djali prej nanes pa i than lamtumir'
Ndahet gjaku prej gjakut edhe pse s'ka deshir
Jam hala me sy drejt qiellit
Si i fundit i shoqnis shoket prap i gjeta
Por s'jan shok't e femijris
Ku eshte Dritani sot
Ku eshte Afrimi
U treten n'dhe,e lan mrapa gjith hidhnimi
Thon se njeriu kur lind e nis vrapin drejt vdekjes
Se di pse vrap'u shpejt shokt s'ja nijn shijen jetes
S'ja nit perkdheljen e nanes,babes nuk i nejtet n'krah
U veshet dhonder pa nuse,e lat motren pa vlla
Mali-g deri n'vdekje s'ju harron
Megjithe se s'desha t'ndodhte
Po keshtu jeta,kshtu kerkon

Ref.(2x)
Ditet ecen si kur ora do t'vi koha te bashkona,s'do t'na ndajn' as Or't e vona
Si kur kohet tona,me lot n'sy ju ka prit nona
RIP (ar-aj-pi)po thot gjith zona
Me nje forc zemer luana e pres diten qe takona

Te dy me t'njejten dit e bot nonen me derdh lot
Un denim prej ligjit
Ndersa ti prej t'madhit zot
I mbyllm n'errsir e bona zemren gur
Un ika per nji vit,kurse ti su ktheve kurre
U ktheva n'jet cdo gje kish met sikur e lash
Cdo gje e pash
Vec syt e tuja nuk i pash
Se baba mas tet' vitesh nuk mun rrinte mo pa ty
T'mori afer vetes e na la me lot n'sy
Zemra po m'plas i lyp zotit llogari
Un sun e gjej fajtorin askush nuk man pergjesi aaaaaaaa
Ligjet e jetes shok,s'mund ti ndryshosh,gjithkush
Lind vdes nuk mund ta ndalosh
Kam m'rena n'zemer
E vetmja gjo qe mund te t'boj esht mos t'harroj
Sikur vllan qe kujtoj,do jem gjithmon me ty
Gjithmon do jesh me mu
Deri ne piken e funit kur fryma t'me jet maru

Ref.(2x)
Ditet ecen si kur ora do t'vi koha te bashkona,s'do t'na ndajn' as Or't e vona
Si kerkohet nona,me lot n'sy ju ka prit nona
RIP (ar-aj-pi) po thot gjith zona
Me nje forc zemer luana e pres diten qe takona

Jo kjo kong i detikohet dy shokve te mi te femiris Afrim Tota Dritan Cena rest in peace n'zemer ju kena gjithmon...

DËRGOI: