>
BIOSHQIP
Biografia
Ajo lindi në Fterrë të Sarandës në një familje të thjeshtë, por me kulturë të gjerë e një librari të pasur. Nuk ju dha mundësia e arsimit të lartë si bijë e të persekutuarit politik (i ati ka bërë 7 vjet burg politik). Që në rini adhuronte dhe pëlqente të shkruante poezi. Në një fletor katror mbaja të shkruara poezitë e mia që ja lexoja vetëm vetes.

Në vitin 1992 emigroi në Itali me familjen e saj, por libri përsëri ngeli miku më i ngushtë, ku ajo përpiqej të kuptonte dhe botën e saj.

Në vitin 2013, rinisi të shkruante sërish poezi publikuar këto dhe në gazeta e portale online.

Ka publikuar vëllimin poetik “Një kupë qiell” dhe ka në proçes botimi vëllimin tjetër të radhës.