>
BIOSHQIP
Biografia
Edhe pse e bija e një këngëtari, Stefi Priftit, ajo ka ndjekur të njëjtën rrugë me pjesëmarrjen në show talentesh, njësoj si dikush që s’ka asnjë njohje në rrethet e artistëve.

Në Dhjetor 2010, Maria Prifti merr pjesë në Festivali i 49-të në RTSH me këngën "Pasuri E Pasurive".

Në Qershor 2011, Maria Prifti merr pjesë në Top Fest 8 me këngën "Ku Ishe Ti".

Në vitin 2012, Maria Prifti merr pjesë në X Factor Albania 1.

Më datë 25 Dhjetor 2018, Bald In Black & Maria Prifti publikojnë videoklipin "This Is Albania". Videoklipi u prodhua nga kompania Chill Pro. Shqipëria e konceptuar ndryshe si asnjëher më parë. Për herë te parë në Shqipëri rrymë e re "Grime Music" sjellur nga Bald In Black (Gëzim Meta & Cim Leka)

Në Maj 2019, Bald In Black & Maria Prifti marrin pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 19 me këngën "This Is Albania".

Më datë 27 Korrik 2019, Stefi Prifti & Endri Prifti publikojnë videoklipin "Kur Jemi Bashke", në bashkëpunim me Maria Priftin. Muzika e këngës u punua nga Gjergj Leka, ndërsa për orkestrimin u kujdes Endrit Shani.

Më datë 21 Dhjetor 2023, Endri & Stefi publikojnë videoklipin "Vetëm Një Natë", në bashkëpunim me Maria Priftin. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Mihallaq Andrea, ndërsa orkestrimi u realizua nga Gent Myftaraj. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.