>
BIOSHQIP

Marigona Jelliqi: “Po Punoj Për Albumin Tim Të Parë”

12-08-2014
Produksioni ‘Black Fish Entertainment’ po merret seriozisht më këngëtarët e rinj, e një këngëtare e re e cila është pjesë e këtij produksioni, është Marigona Jelliqi, e cila ka shpalosur shumë detaje për projektet e saj në muzikë

Është rritur në Austri, mirëpo dëshiron që karrierën e saj muzikore ta fillojë këtu në Kosovë. Është kjo 19 vjeçarja Marigona Jelliqi e cila në një intervistë, ka treguar se është duke punuar për albumin e saj të parë, si dhe ka treguar se shumë shpejt do të vijë më dy bashkëpunime, njëri me Blastan dhe tjetrën me Etnon.



Cilat janë angazhimet aktuale rreth muzikës, me çfarë projektesh artistike mund të ju takojmë së shpejti në treg?

Momentalisht unë jam duke punuar në albumin tim të parë, album të cilin do ta punoj këtu në Kosovë. Ky album do të ketë këngë të zhanreve të ndryshme. Albumi do të dalë i kompletuar dhe i përfunduar në pranverë të vitit 2015

Ndonjë bashkëpunim me ndonjë artist shqiptar?

Deri tani i kam dy bashkëpunime që jemi duke i punuar. Do të kem një duet me reperin Basta dhe një tjetër me grupin Etnon.

Me kë keni bashkëpunuar për këngët?

Unë jam pjesëtare e produksionit ‘Black Fish Entertainment’ që udhëhiqet nga Genc Prelvukaj. Pra Genci është ai i cili përkujdeset për kompozimet, tekstet dhe këngët në albumin tim.



Sa keni mbrëmje të ndryshme muzikore?

Mbrëmjet e mia muzikore vendosen spontanisht për shkak se unë jetoj në mërgim, p.sh para dy netëve kam marrë pjesë në koncertin e mbajtur në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë që është mbajtur për bashkatdhetarët dhe është organizuar nga Radio Kosova RTK (Vera me Radio Kosovën). Kështu që mbrëmjet e mia muzikore nuk janë ende të sakta, por vetëm se si rrjedhin gjërat.

Përditshmëria si plotësohet?

Unë jetoj dhe punoj në Austri, zgjohem herët në mëngjes pasi punoj tërë ditën në një butik femrash, kthehem në mbrëmje në shtëpi diku kah ora 19:00 pastaj ose shikoj ndonjë film ose dal me shoqëri për ndonjë kafe.



Familja, dhe jeta private?

Unë jam 19-vjeçare, kam lindur në Mitrovicë, por si fëmijë jetoj në Austri. I kam dy vëllezër më të vegjël se unë dhe ne jetojmë bashkë me prindërit në qytetin e Amstetten. Muzikën e kam pasion që nga mosha 4-vjeçare ku kënga ime e parë titullohet ‘Mace Mace’ pastaj kam marr pjesë në emisionin ‘Pasioni im’ që u mbajt në diasporë për të gjithë talentët e diasporës ku unë kam arritur deri në superfinale. Para dy viteve kam filluar të merrem seriozisht me muzikën ku dhe e kam incizuar këngën time të parë më titull ‘Love you forever’. Dhe një tjetër detaj që kanë dëshirë ta dinë njerëzit është se unë jam beqare (qeshet). Faleminderit për ju!
(Arbnora Xani)

Marigona Jelliqi: “Po Punoj Për Albumin Tim Të Parë”