>
BIOSHQIP
Biografia
Marigona Veseli është këngëtarja e radhës e cila synon suksesin në skenën muzikore kosovare. Ajo dallon nga këngëtaret tjera, pasi përveç zërit karakteristik, ka edhe një profesion të dytë të veçantë. Marigona, vajza e talentuar prishtinase, është gati t’i hyjë sukseseve të skenës muzikore kosovare. Marigona Veseli, një zë me perspektiv i muzikës shqip, i është futur profesionit të muzikës dhe gjerë tani ka regjistruar shumë suksese.

Muzikën e ka filluar para 4-5 vjetësh, por talentin për këngë e ka vërejtur qysh në fëmijëri. Marigona është duke studiuar psikologji, një fakt shtesë që e dallon atë nga këngëtaret tjera, por ka deklaruar se pas studimeve do merret me muzikë.

Në vitin 2013, Marigona Veseli publikon albumin "Live".

Më datë 21 Korrik 2014, Marigona Veseli publikon videoklipin "Ndryshove".

Në vitin 2014, Marigona Veseli publikon albumin "Këngë Dasmash Live".

Në vitin 2015, Marigona Veseli publikon albumin "Live 2015".

Më datë 26 Mars 2016, Marigona Veseli publikon videoklipin "Vetmia". Muzika e këngës u punua nga Ardian Kastrati, teksti u shkrua nga Kreshnik Avdiu, ndërsa për orkestrimin u kujdes Ardian Kastrati. Videoklipi u prodhua nga MProduction.

Në vitin 2016, Marigona Veseli publikon albumin "Këngë Të Vjetra Qytetare".

Në vitin 2019, Marigona Veseli publikon albumin "Balada".

Më datë 19 Shkurt 2023, Marigona Veseli publikon videoklipin "Tradhtia". Teksti i këngës u përgatit nga Kreshnik Avdiu, teksa për arranzhimin u kujdes Ardian Kastrati. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.