Pop-rok grupi i njohur Marigona kanë paralajmëruar se do të kthehen së shpejti me një këngë të re.
Njëri prej anëtarëve të këtij bendi, konkretisht kompozitori i shumicës së këngëve të bendit, Marigona, Ilir Tolaj ka shkruar në rrjetin social Facebook se tashmë ata do të sjellin një hit të ri për adhuruesit e tyre.
“Diçka e re po vjen....! Marigona në incizim”, ka shkruar Iliri, ndërsa ka publikuar edhe një foto nga studioja e tij në të cilën shihet ai bashkë me Vullnet Sefanë e Teoman Ukqan.