>
LETERSISHQIP

Ëndrra

Ëndrra ime gënjeshtare.
Si guxon të shfaqesh në gjumin tim të vdekjes. Edhe ashtu më sheh e gjitha e gjallë, një të vdekuri si unë në gjumë. Ëndrra ime e së dielës herët, ç'deshe të më thoshe, që erdhe, që më trazove, që kur u zgjova më dëshpërove. Erdhe të më shohësh, të më pyesësh si jam?! Jam siç më ke lënë, përsëri i çmendur pas teje, njeri i pa nxënë. Me një trëndafil në dorë, dhe një gjemb. Në të njëjtin qytet. Ti erdhe në të njëjtin vend. Ti kujtoj sytë akull të zi që më çkyejnë, që më marrosin, që më tretën, dhe e shkuara më trullos më rrëmben në të njëjtën kohë. Më ëmbëlsove në ëndërr, më torturove në kthim nga zgjimi. Çdeshe që erdhe, gjithë ditën të ftova, ti erdhe në ëndërr, të dielën herët në mëngjes u largove, siç nuk ke qënë gjithë këto ditë e muaj të shkretë, që më kanë munguar. Po iki të fle përsëri, gjumin tim ta shijoj me ëndrrat në shtratin tim të vetmuar nga petalet e shatorit të shkuar.

DËRGOI: