>
LETERSISHQIP

Sillmë Dhe Njëherë...

Sillmë dhe njëherë rrëmujën
Jo këtë rrëmujë, kaosin e mendimeve
Sillmë njëherë kurreshtjen
Me heshtjen sillmë sytë
Të ti puth qorrazi
Sillmë ta marrt e mira një gotë verë
Ta kthej me fund, në fundin tim bosh
Edhe plotë ti eja, sillmë pra veten
Sillmë dhe njëherë frymën, pëshpëritjet, frikërat
Eja e tëra me gabimet, gënjeshtrat e trillimet
Merrëm në trupin tënd të të puth plagët
Sillmë një çast, ta kthej në përjetësi
Sillmë buzët që me to të shkruaj poezi
Sillmë një lule erëmirë
Të kujdesem, të bisedoj me të...
Ta dua, ta admiroj, ta marr ëmbël në gji
Sillmë një buqetë kohë, të pikturoj dëshirat me ty
Edhe erën merre me vete...
Zbathur eja...
Shtruar e ke rrugën me petale poezish
Tek i shoh qartë gishtat e tu që krehin flokët
Zgjaten përtejmi nën këtë qiellin tim
Sillmë pra krahët të pushtojmë botën.

DËRGOI: