>
LETERSISHQIP

Dritë Hëne

Dritë hëne,
A vjen me mua këtë natë?
Me flakërima dashurie,
Ta ndezim natën ta bëjmë flak.

A vjen ta zbrazim shishen?
E të puthemi bashkë,
E të puthim gotat,
Si hëna mbi oxhak.

Rri me mua këtë natë!
Dhe ik prapë.
Se ti ke kohë që s'vjen aspak,
Të paktën këtë natë...

Eja vetëm pak.
Ti gjithmone ke qënë, afër edhe larg.
Të kam ndier, të kam ndier...
Dhe të ndiej prapë!

Pash' sytë, dritë hëne.
Syrin ma ke tharë!
Të kujtohet mbrëmjeve,
Mbrëmjeve në krevat?!

Sa herë dritë hëne,
Dritën s'ma ke ndarë.
E tani të ndarë,
Sikur jetën ma ke marrë.

Jetoj gjysmë jete.
Ah, ëndërr e vrarë!
Gjysmë dritë hëne,
Gjysmë jete zvarrë.

Iku ngadalë kjo natë,
Kjo natë iku ngadalë.
Dhe unë, të preka pa të parë.
Pa të parë të putha ngadalë.

Dhe syri, lotin lind nga shpirti.
Nga shpirti thyen qetësinë.
Zemra natën ndriti,
Duke zbardhur sabanë.

Unë gotën mbush e zbraz,
Zbraz dhe zemrën në gotë.
I njëjti avaz,
Ti nuk erdhe as sot.

Nuk erdhe as këtë natë.
Dhe unë i vetëm shishen zbraz.
Pa dritë, pa hënë.
Të hënën në mesnatë.

DËRGOI: